Arsimtari Reshit Ujkashi në një orë mësimi në distancë

Derisa në vend janë mbyllur shkollat për të luftuar pandeminë e koronavirusit, mësimdhënësit në Komunën s Ulqinit kanë gjetur një mënyrë që nxënësit e tyre të mos i humbin mësimet.

Mësimdhënësit kanë filluar që t’ja dërgojnë detyrat prindërve, për nxënësit në klasat e ulta të shkollave fillore kurse vet nxënësve për klasat e larta të shkollës fillore dhe  atyre të shkollave të mesme. Në fillim u përdor aplikacioni i njohur  “Viber” kurse me kalimin e kohës u kaluar në ”Google Classroom”.

Të gjitha shkollat fillore në qytetin e Ulqinit dhe ato të mesme vazhdojnë me punë dhe barrë e madhe në gjithë këtë po ju takon mësimdhënësve.

Në një video nga Shkolla fillore ‘’Bedri Elezaga’’ në Katërkollë mund të shihet mësimdhënësi i matematikës Reshit Ujkashi i cili mban një orë mësimore në distance për nxënësit e vete. Si mësimdhënës Reshiti sot ka numër të madh të kolegëve të tij që përdorin këtë mënyrë të komunikimit më nxënënësit e vet.

Edhe televizioni i Malit të Zi dhe ai lokal TV Teuta kanë ndarë kohë të mjaftueshme për shkollat në qytetin e Ulqinit për të ju mundësuar nxënësve qasjen sa më të lehtë në njësitë mësimore.

https://www.facebook.com/ilir.lleshi.543/videos/pcb.2957717460941105/2957716020941249/?type=3&theater

By admini