Teksa e gjithë bota ndodhet në një gjendje jo të zakonshme për shkak të koronavirusit, COVID -19 e natyrshme është që të shqetësohemi dhe rrisim kujdesin ndaj njëri tjetrit në familje, shoqëri e komunitet. Pandemia nuk ka kursyer as vendlindjen tonë dhe të shumta janë ato familje që përveç të shqetësuar nga virusi mbi supe po ju rëndon edhe varfëria duke ju shtuar hallin të cilin si komunitet kemi mundësi t’a zbusim, kështu thuhet në një postim nga Shoqata Ane e Malit në Nju Jork, transmeton Ulqini Online.

Shoqata Ana e Malit tashmë ka filluar aksionin për të ndihmuar financiarisht familjet me vështirësi financiare në vendlindje. Varësisht nga përkrahja juaj varet numri i familjeve që do ndihmohen dhe shuma që do ju dorëzohet. Për arsye të korrektësisë pas dorëzimit të mjeteve do publikojmë edhe listën e familjeve që janë ndihmuar. Jeni të ftuar të gjithë ti bashkangjiteni aksionit sipas mundësisë tuaj! Askush nuk është varfëruar duke ndihmuar andaj t’a ndihmojmë njëri tjetrin, duke ndihmuar ato familje që në këtë kohë pandemie po luftojnë edhe varfërinë ekstreme ndihmojmë vetveten!

http://anaemalit.com/en/2020/04/06/shoqata-ana-e-malit-organizon-ndihme-financiare-per-bashkevendasit-me-rastin-e-korona-virusit/?fbclid=IwAR2gN50scgwHubjV6hcM3Ap48OtbIa4Y2JyhG78NgVnMPolPlSb_s76nIts

By admini