Policia ka penalizuar 33 individë për shkak të shkeljes së masës të ndalim daljes nga objektet banesore prej orës 19 deri në ora 5 të mëngjesit.

Siç shkruan rtcg, qytetarët këto masa i kanë shkelur në 9 komuna dhe më së tepërmi janë penalizuar në Tivar, 10 sish, kurse në Nikshiq policia ka paraqitur fletpadi penale kundër tre personave për shkak të mosrespektimit të masave në fjalë, transmeon Ulqini Online.

Për shkak të shkeljes së masave të përkohshme të cilat i ka miratuar Trupi Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse, policia ka arrestuar dje në Cetinë tre persona kurse në Ulqin po ashtu arrestohet një person interesantë për sigurinë, kurse një tjetër në Beranë dënohet në të holla. Të arrestuarit, siç kanë theksuar nga policia, do ti dorëzohen Prokurorit kompetent shtetëror për shkak të dyshimit të bazuar se kanë bërë vepër penale të shkeljes së masave të paraparë për pengimin e përhapjes së koronavirusit.

By admini