“Koha Javore” si gazetë e shkruar prej këtij numri e ndërpret botimin për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërprerja e “Kohës javore” në formën e printuar bëhet për t’i mbrojtur lexuesit, si pjesë e masave të ndërmarra ndaj pandemisë, por edhe për shkak se disa zona me shumicë shqiptare, siç është zona e Malësisë, gjendet në karantinë dhe shpërndarja e gazetës është e parealizueshme.

Në këtë situatë, redaksia e “Kohës javore” është duke punuar në kushte shtëpie në mënyrë që gazeta të realizohet në versionin PDF dhe si e tillë të jetë e pranishme në mediat sociale.

Kjo mënyrë e prezantimit të gazetës para lexuesve do të bëhet deri në normalizimin e situatës dhe zbutjes së gjendjes emergjente.

Prandaj edhe ne si redaksi ju bëjmë thirrje që në këto kohë të vështira mos të dilet nga shtëpia, pasi vetëm kështu mbroni veten, familjen dhe shoqërinë.

By admini