Nga Zenepe Lika
Autoritetet lokal (të gjitha rresht) thanë që Qeveria ështe e gatshme të ndihmojë Komunën e Ulqinit të dalë nga bllokada e zhirollogaris që i goditi (kohë më parë) për rastin K1.
Kjo ishtë arsyeja pse ajo (qeveria / partneri), si gjithmonë, me (jo?) egoizëm u hodh në ndihmë autoriteteve e Komunës dhe bleu 8,000 m² pyll te pishe të vlefshme për 3.5 milion €.
Autoritetet injoruan banorët e qytetit, filluan në mënyrë të paligjshme procedurën dhe vazhduan të shesin lokalitetet më tërheqëse një nga një.
Dhe tani, një pjesë e pushtetit të Komunës së Ulqinit (natyrisht JO ajo kryesore) kundërshton diçka që është pak e çuditshme, sepse lind pyetja: A thua që nji PARTNER, i cili të ndihmojë aq “zemer gjërë”, mund të “konsiderojë” mundësinë e hapjes së një KARANTINË për rastin e sëmundjes masive të “koronavirus” në Ulqin, edhe atë të bëjë pa u konsultuar më parë me ty?!
Fakti që ministria në fjalë është “duke konsideruar hapjen e një karantine” në një qytet turistik, është e mjaftueshme për të kuptuar se zhbllokimi i llogarisë së Komunës do të na kushtojë më shumë sesa K1, Pylli i Pishave, Rana dhe komplote të tjera në atë “Listën e shitjeve” sekrete…, ndoshta edhe Plazhi i Madhe !?!
Kjo konsideratë tregon një gjë, që Komuna e Ulqinit është vetëm një kukull në këtë lojë, dhe se pushtetarët tanë NUK pyeten fare, popullorçe HIÇ!
Ky është një tregues tjetër në serial që Ulqini është bërë një “Pazar” për kolltuqet dhe urdhërdhënësit e tyre.
Jo pra ne emer tim! JO.
/Marrë nga faqja e autores në FB/