Në korrik të vitit të kaluar, kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit z. Ilir Çapuni doli me një propozim simpatik për ndërtimin e një Muzeu të detarisë në Ranë të Ulqinit.
”MUZEU I DETARISË NË RANË⚓️
Në këtë vend, mjeshtrat e vjetër nga Rana riparonin dhe ndërtonin anijet e Ulqinit.
Ky është lokaliteti më i mirë për të ndërtuar Muzeun e Detarisë. Me këtë, Ranës i japim një frymëmarrje dhe një përmbajtje tjetër!
Me këtë, e fusim Ulqinin në vendin e qyteteve që e duan dhe ruajnë trashëgiminë e vet dhe në veçanti e ruajnë ambijentin dhe pasurojnë ofertën turistike të një zone që nuk i mungon misri, muzika, hotelet…
Për më tepër, kjo iniciativë dhe kjo zgjidhje ideore vjen nga arkitektë që e njohin detin, lundrojnë vetë dhe janë nipat e atyre që dikur kanë punuar në Shkiverrën e Ulqinit…
Plus, fitojmë vend për aktivitete, ekspozita, takime…”, kështu do të shkruante z. Çapuni ne rrjetin social rreth idesë së tij, trasnmeton UIqini Online.
Ditë ë parë Komisioni i Komunës së Ulqinit shpalli Thirrjen Publike për pjesëmarrjen në ankand për shitjen e 448 metër katror në Ranë me një çmim fillestar të shtijes prej 900.000 euro, përcjell ul info.
Nuk dihet saktesisht nëse z, Çapuni e ka propozuar ndërtimin e Muzeut të Detarisë në atë tokë për të cilën Komuna e Ulqinit ka shpallur tenderin për shitje.