Basketbollisti i ri dhe me plot perspektive Fati Mehmedi karieren e tij sportive do ta vazhdojë në Turqi. Në qytetin Kajzer përveç basketbollit 15 vjeçari do të ndjekë edhe shkollën e mesme.
Turqia njihet si shtet ku kushtet për avancimin e basketbollisteve të rinj janë ideale për shkak të investimeve të mëdha që kanë bërë në këtë sport dekadave të fundit.
Fati Mehmedoviq është i gjatë rreth dy metra dhe me moshën e tij te rë premton mjaft. Ai deri tani ka ushtruar dhe luajtur për klubin Jadran nga Ulqini.