Nga Xheladin Zeneli
Fillimisht dëshiroj të përgëzoj banorët e BK të Krythës, anamalësit e tjerë si dhe të gjithë ata që iu bashkangjiten reagimit dhe ngritjes së zërit protestues kundër planit të ndërtimit të një fabrike të bitumit (asfaltit) në territorin e kësaj Bashkësie Lokale.Falë këtij reagimi të menjëhershëm të banorëve të Krythës, kryetari i Komunës së Ulqinit, z.Loro Nrekiq, në tubimin që u mbajt në lokalin “ Lamiga” me 23 Dhjetor 2019 , para shumë pjesëmarrësve si dhe në praninë e përfaqësuesve të tjerë të qeverisjes lokale , premtoi anulimin e punimeve të kësaj fabrike.
Padushim se ky është një lajm i mirëpritur nga të gjithë , posaçërisht nga banorët e Krythës, por duhet theksuar se deklarata e kryetarit të Komunës njëherit ishte edhe një deklaratë e befasuar dhe kontradiktore duke pasur parasysh deklarimin e tij të mëparshëm për gazetën “ Vijesti”, me ç’rast lidhur me ndërtimin e fabrikës në fjalë, ai kishte thënë :“… askush nuk mund të ndal realizimin e projektit me vlerë 50 milion dollarë i cili është investim i një kompanie turke…”. Pikësëpari, në bazë kësaj deklarate del qartas se kryetari i Komunës ishte në dijeni të plotë lidhur me realizimin e këtij projekti që ai e quan “ investues”, dhe nëse ishte në dijeni, atëherë përse një projekt kaq i rëndësishëm nuk iu është komunikuar më parë banorëve të vendit ku do të ndërtohet, pra atyre ndaj të cilëve një projekt i tillë eventual do të kenë efektin më të madh?!. Pra mos transparenca si dhe mungesa e konsulltimit dhe shqyrtimit paraprak e këtij projekti më banorët vendas, ishin ato që më plotë të drejtë ndikuan në reagimin dhe protestën e qyetarëve të BL të Krythës por edhe të të tjerëve.
Gjithëkund në vendet e botës së civilizuar kur merren vendime për investime të tilla që kanë të bëjnë me prodhimin e materialeve që dyshohet se ndikojnë në ndotjen e ambijentit jetësor apo që mund kenë pasoja eventuale për shëndetin e banorëve të vendbanimeve ku ato ndërtohen ,bëhen studime paraprake nga ekspertët e fushave përkatëse dhe mbahen takime konsulltuese më banorët vendas.Në rastin e projektit që ishte parashikur të ndërtohet në Krythë, shihet qartas se në këtë drejtim nuk është vepruar në asnjërin aspekt.Megjithëse nuk duhet të jesh ekspert i ambijentit jetësor që t’a kuptosh se ndërtimi i një fabrike të bitumit (asfaltit) në një distancë aq të afërme me shtëpitë banuese, është e dëmshme dhe paraqet rrezik për shëndetin e njërëzëve të këtij vendbanimi.
Pas vendimit për ndalimin e ndërtimit të fabrikës, parashtrohen disa pyetje që kërkojnë sqarime si këto në vijim:-A ka ndonjë kontratë të shkruar dhe obliguese në mes Komunës së Ulqinit dhe kompanisë turke lidhur me ndërtimin e fabrikës në fjalë dhe nëse po , atëherë anulimi i saj i paralajmëruar a do të sjellë pasoja implikuese ligjore për Komunën e Ulqinit dhe nëse e njëjta Komunë është palë nënshkruese a do të mbajë përgjegjësi për mos përmbushjen e saj ?. Pyetja tjetërqë shtrohet është se,-A kishin leje punimi ata që filluan punën në jëtë lokalitet të Krythës dhe nëse po , nga kush e muarën një leje të tillë ?;-Kush bëri marrëveshje prapa dyerëve të mbyllura me kompaninë e ndërtimit dhe kush dha urdhër për të filluar punimet ?. Si duket këto punime ishin për të testuar reagimin e qytatarëve , sipas motos :“Nëse nuk bën kush zë, vazhdo punën !”. Por u dëshmu se me protestimin e banorëve vendas kundër ndërtimit të kësaj fabrike, dikujt i “hasi sharra në gozhdë”.Pra dikush duhet jo vetëm që të jap përgjigje në pyetjet e shtruara më lartë,por njëkohësisht duhet të jap edhe përgjegjësi për vendimin e padrejtë, të gabuar realizimi i të cilit do të kishte pasoja negative dhe të dëmshme për banorët e kësaj zone.
Mënyra e tentimit të ndërtimit të fabrikës në fjalë në territorin e BL të Krythës tejkalon kufijtë e mungesës së transparencës publike qytetare dhe si e tillë mund të renditet në aferën skandaloze të radhës që kanë përfshirë këtë Komunë gjatë kohëve të fundit.Kemi këtu parasysh rastet e tjera që kanë të bëjnë me pronat shoqërore publike të Komunës së Ulqinit ,me të cilat bëhet tregti pa dijeninë dhe kundër vullnetit të qytatarëve të saj.
Shqetëson dhe është tepër alarmues fakti se disa nga vendimet e kohëve të fundit që vijnë nga kreu i qeverisë së Komunës së Ulqinit , jo vetëm që janë kundër interesave dhe vullnetit të qyetarëve të vet, por njëkohësisht disa nga ata vendime siç është plani i ndërtimit të fabrikës së prodhimit të materialit dëmtues në Krythë, bartin në vehte një nivel të caktuar të rrezikshmërisë për këtë pjesë të banorëve të kësaj komune.
Fitohet përshtypja se projekte të tilla investuese, pra projekte që si pasojë kanë ndotjen dhe kontaminimin e mjedisit jetësor,planifikohen vetëm për pjesët rurale të Komunës së Ulqinit.Ju rikijtojmë se ka disa vite tani që një projekt i ngjashëm tentohet të realizohet në një venbanim tjetër (jo larg Krythës, në Gaç ,ku sipas Planit Hapësinor të Komunës së Ulqinit, parashikohet ndërtimi i deponisë për mbeturinat materiale inerte,plan ky i cili gjithashtu ka hasur në protestat e banorëve vendas.
Banorët e Krythës por edhe gjithë ata të trevës së Anës së Malit do të mirëpresin dhe do të përkrahin çdo investim të mirëfilltë që promovojnë produktet vendore dhe kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe punësimin e banorëve vendas por njëkohësisht ata nuk do të lejojnë dhe do të vazhdojnë gjithnjë të kundërshtojnë çdo projekt tjetër imponues i cili nuk është në interesin e tyre zhvillimor aq më tepër projekte të cilët paraqesin rrezik për ambijentin e tyre jetësor.
26 Dhjetor 2019