
Radio Ulqini punën e vet e ka filluar në korrik të vitit 1987 themelues i të cilit është pushteti vendor i Ulqinit. Radio Ulqini. Për rreth tri dekada ka qenë dhe është urë-lidhjeje mes radiove, si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar.
Janë bërë 10 vite që është nisur puna në projektin për hapjen e Televizionit “Ulqini” por duket se kjo mbeti vetëm në letër dhe RTUL është akoma larg e për këtë faji kryesor është te Komuna e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët e veta më të errëta.
“19 muaj pa paga, 9 vite pa pagesë të kontributeve për punëtoret e Radio Ulqinit“, kështu tregon në një koment të tij punëtori i Radio Ulqinit, z. Ilir Kurti.
Edhe pëkundër kësaj situate punëtoret që punojnë në Radio Ulqini vazhdojnë me punë dhe emetimi i programeve vazhdon pa ndërprerje.
Në lidhje me këtë, hapja eventuale e Televizionit Ulqinit do të ishte e mirëpritur në qytetin e Ulqinit dhe komuna së bashku me një udhëheqësi me vizion te RTV Ulqinit do te do të kishin mjaft mundësi që ta mirëmbanin pa asnjë problem.