Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi për afër një dekadë vazhdon të mbetet një ndër burimet kryesore për realizimin e projekteve të shqiptarëve. Gjatë këtyre viteve ka qenë mjaft i madh numri i projketeve që kanë marrë dritën e gjelbërt për përkrahje financiare nga ana e këtij institucioni.
Projketet e shqiptarëve që kanë fituar përkrahje nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi janë nga fusha të ndryshme ku duhet te veçohen: ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, fetar, gjuhësor dhe etnik të popullit minoritar ose të komunitetit kombëtar minoritar; pajtueshmëria e projektit me dokumentet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi; kontributi në bashkëpunim ndërkulturor dhe në zvogëlim të distancës etnike; promovimi i frymës së tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe respektit e mirëkuptimit të ndërsjelltë.
Të drejtë pjesmarrje në konkurset e këtij fondi kanë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizik, aktivitetet e të cilëve janë të drejtuara drejtë mbrojtjes dhe zhvillimit të veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të popujve pakivë si dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare si dhe pjesëtarëve të tyre, në fushen e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar. Pas dorëzimit të projekteve të përpiluara nga ana e palëve të interesuara komisioni pranë këtij fondi nëpërmes faqes së vet publikon të gjithë projektet fituese por edhe ata të cilët nuk mund të jenë në listën e fituesve.
”Kalimera poetike”, botimi i librave shqip të zhanreve të ndryeshme, inkuruajimi i ruajtjes së gjuhës së folur dhe shkruar, botimi i monografive, trashëgimia kulturore, botim i revistave, manifestime tradicionale popullore në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi, mbledhje dhe promovimi i eksponateve etj janë vetëm disa nga lista e madhe e temave të projekteve fituese nga ana e shqiptarëve nga ky fond.
Në këtë shkrim do të paraqesim disa projekte të realizuar gjatë vitit 2019, listën e përgjithshme të fiteuesve në mesin e të cilëve mund të gjendet edhe projektet fituese të pjestarëve nga radhët e shqiptarëve gjatë vitit 2019 si dhe statsitikat e shpërndarjes së mjeteve për projketet fituese për vitin 2017.
Humanitet: Ndihmë financiar për Shqipërinë
Këshilli drejtues i Fondit për Mbrojtjen dhe realizimnin e të drejtave të pakicave, në mbledhjen e mbajtur më 02.12.2019 mori një vendim për ndihmë financiare për popullatën e Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.
Në solidaritet me popullsinë e prekshme të Shqipërisë dhe me dëshirën për të ndihmuar në sanimin e pasojave të ngjarjes tragjike, Fondi Mbrojtjen dhe realizimnin e të drejtave të pakicave do depozitoi 2,000,00 EUR në një llogari të hapur nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi për këtë qëllim.
NË SHKOLLËN FILLORE “BOSHKO STRUGAR” U PËRURUA LIBRI “PRINCESHA ALBIONË” I SHKRIMTARIT ASLLAN BISHA
SEANEMA FILM FESTIVAL hapi siparin në Ulqin
Mbahet Edicioni i 27-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”
Më poshtë do të japim disa statistika interesante të vitit 2017 (treguesit statistikik të shpërndarjes së mjeteve nga ana e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejteve të pakicave, konkursi I)
Numri i projekteve të mbleshtetut: 123 projekte
Aplikantët:
Personat juridikë: 53
Individët: 70
Shuma e fondeve të alokuara për vendimet e Këshillit drejtues të Fondit: 680.000,00€
Shpërndarja sipas qyteteve (përqindje):
Tivari – 4,07%
Berane- 3,26%
Bijelo Pole – 13,83%
Guci- 0,82%
Kotor- 4,88%
Nikshiq- 3,26%
Petnjica- 2,44%
Plavë – 1,63%
Plevla- 0,82%
Podgorica– 32,35%
Rozhajë – 9,76%
Tivat – 4,07%
Ulqin – 18,70%
Numri i projekteve të mbështetura sipas komunitetet kombëtare:
Shqiptare – 26 projekte
Boshnjake – 34 projekte
Kroate – 12 projekte
Muslimane – 19 projekte
Romë – 14 projekte
Serbe – 10 projekte
Multinacional – 8 projekte
Më poshtë mund të shikoni të plotë listën e projekteve fituese të cilat financohen ose bashkëfinancohen nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi për vitin 2019.
Vendimi për ndarjen e I (parë) të mjeteve financiare të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve për vitin 2019.
Vendimi për ndarjen e II (dytë) të mjeteve financiare të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve për vitin 2019.
http://www.fzm.me/v/Odluke/Odluka%20II%20(drugoj)%20raspodjeli%20sredstava%20Fonda%20za%202019.pdf
Për vitin 2019 në mesin e projekteve që fiancohen nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave ishte edhe projekti “Të lexojmë shqip” – Informimi në gjuhën shqipe i shqiptareve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2019. Ndihma financiare për këtë projekt ka bërë të mundur që projekti të realizohen në plotni dhe në mënyrë mjaft kualitative.
Projekti ”Të lexojmë shqip” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.