Nga Haxhi Zeneli

Kur është në pyetje trajtimi emrave të një populli, njerzit nuk janë shumë të vetëdijshëm për rëndësin e këti fenomeni. Gjatë historis kemi pasur dyndje të mëdha të popujve nga një vend në tjerin, dhe gjatë këtyre dyndjeve njerëzit kanë bartur kulturën e tyre ku janë përzier me vendasit që kanë gjetur aty. Me kalimin e kohës ai i cili ka qenë më i prirur apo edhe më i fuqishëm për të dominuar tjetrin,edhe e ka tjetërsur duke ndikuar në kulturën e ti,ku pas një kohe populli i okupuar nga ardhacakët u tjetërsuan.Shqiptarët ishin ata që i përcolli ky fat, të cilët nga një numër shumë i madh, u zvogluan në një komb të vogël në krahasim me ardhacakët që ndikuan në tjetërsimin dhe shfarosjen e tyre. Kur historia shkruhët nga okupuesit, atëherë ajo shkruhët sipas interesave të atyre që sundojnë atë popull,dhe si çdo herë mundohën ti mohojn identitetin e tyre duke filluar që nga ndryshimi i emrave dhe mbiemrave,e deri tek vendbanimet. Me kalimin e kohës, studiusit apo historijanët e ardhëshëm, të cilët do merren me toponimet e vendbanimeve se kushë ka jetuar në ato vende?, ata për të hulumtuar më sakët vendbanimet,shkojnë tek varrezat,dhe sipas kësajë ata studijojn mbishkrimet e varreve,duke analizuar edhe emrat se kushë ka jetuar aty,dhe cilit popull i kanë takuar?.

Në historin që është shkruar për iliret,thuhët se ata kanë pasur një teritor të madh të Europës,por për popujt që erdhën pas në këto teritore,siç ishin sllavët e karpateve,ata u munduan,dhe gjithnjë mundohën të shtrembërojn faktet historike të përardhëjes së shqiptarëve nga iliret.Serbet mundohën me krejtë forcën e tyre që të njollosin vlerat e shqiptarëve gjatë tër historisë,e sidomos tani pas humbjes së Dardanisë,(Kosovën),duke e quajtur atë”Djep të Serbisë”.

Akademia e Shkecës dhe Arteve të Serbis në krye me Millutin Grashaninin shpesh organizonin seminare,duke ftuar miqët akeolog te tyre aty,për ta humbur hallken në mes ilirëve dhe shqiptarëve.Duhët të kemi parasysh diçka interesante, se vetëm studiusit serb kanë arritur të ngushtojnë teritorët e ilirëve,duke mos konsideruar edhe teritorin e serbeve si trashigimi ilire.

Serbet bëjnë studimet sipas dëshirës së tyre duke mos u bazuar në fakte, duke pohuar se”emrat dardan nuk ishin ilir”,dhe se ilirët e vërtetë janë sërbet dhe jo shqiptarët. Pra duke”harruar”se ata erdhën në trojet ilire dhe u përzien me popullin vendas ilir.

Andaj lirisht mund të themi se,nëse shqiptarët duan të ndihmojnë në jetëzgjatjen e kombit të tyre, ata nuk mund të mbajn mbiemrat me prapashtesat sllave,e veçanarisht shqiptarët nën Mal të Zi, sepse duke vepruar kështu ata ndihmojnë në asimilimin e vehtës së tyre në favor të sllavëve. Kemi vrejtur veprimet e sërbëve në trojet shqiptare se si janë sjellur dhe si po sillën!,në identifikimin e vendbanimeve. Andaj ka një rëndësi historike të emrave dhe në emrimin e gjeneratave që vin pas,që mos të injorohët kjo lëmi.Shqiptarët,ata që ja duan të mirën kombit të tyre,duhët të kenë kujdes se si emrohën fëmit e tyre sot dhe si mbishkruhën emrat dhe varret e tyre, nëse duan të jen të nderuar, ata duhët të rrespektojn të sotmen,kështu që do lehtësojnë punën e gjeneratave në vijim,e në veçanti arkeologëve,historianëve etj,që të identifikojnë banimet e popullit shqiptare me saktësi.

Dhjetor/2019

By admini