Sot në Prishtinë, kryetari i Këshillit Kombetar të Shqiptarëve z. Faik Nika së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu, u pritën në takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti, deputeti më i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, njëherit kandidat për kryeministër, kështu mësohet nga një shkrim i kryetarit të KKSh-së z. Faik Nika, transmeton Ulqini Online.
Në takim ishin të pranishëm z.Martin Berisha, znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe znj. Valë Gjonbalaj.
Në takim u fol për shqiptarët në Malin e Zi, gjendja aktuale dhe sfidat që na presin.
”Ndër të tjera diskutuam për; Ligjin zgjedhor në Mal të Zi, kërkesat e subjekteve politike shqiptare për vende të garantuara; pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare 2020; çështja e punësimeve propocionale në institucione publike; të drejtat kombëtare (arsimi,gjuha shqipe, simbolet kombëtare, trashigimia kulturore etj); Nevoja për investime dhe zhvillim ekonomik të vendbanimeve ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi”, shkruan Nika.
Ata në fund u pajtuan që bashkpunimi të jetë i vazhdueshem, institucional e parimor për programe dhe interesa kombëtare gjithëpërfshirëse.