Ilustrim

Kuvendi Komunal i Ulqinit para një muaji solli vendimin për shitjen e pronës publike quajtur ‘Pylli i pishave’, me qëllim shlyerjen e borxhit, pa marrë parasysh në asnjë moment protestat e qytetarëve.

Poashtu gjatë ditëve të kaluara u shpall edhe ankandi publik dhe ashtu siç edhe ishte paralajmëruar blerësi i kësaj pjese të Pyllit të pishave ishte Qeveria. Qeveria tashmë ka bërë pagesën e 3, 5 milion euro pas së cilës pritet që të debllokohet llogaria e Komunës së Ulqinit nga prej ku të punësuarit nuk marrin paga që gjysëm viti, transmeton  Ulqini Online.

Në këtë mënyrë Qeveria e Malit të Zi do të ketë në në pronësi rreth 8000 m2 tokë në pjesën më atraktive të qytetit të Ulqinit. Toka për të cilën bëhet fjalë shtrihet në mes të ish hotelit Galeb dhe hotelit Albatros.

By admini