Solidariteti i gjithëanshëm me banorët e dëmtuar të Thumanës dhe Durrësit nga termeti katastrofik vazhdon.

Në këtë mënyrë sot Bashkësia Islame e Ulqinit ka dërguar një kamion me ndihma të shumta në zonat e prekura, shkruan Ulqini Online.

”ULQINI PËR DURRËSIN
Sot më, 30.11.2019 niset nga Ulqini ndihma për familjet e prekura nga termeti nê Shqipëri, i tubuar nga komisioni “BEREQETI”.
Allahu i shpërbleftë bamirësat!”, kështu e përshkruajnë aksionin e vet në rrjetet sociale Bashkësia Islame e Ulqinit.

Ditë më parë edhe gratë e Ulqinit u organizuan duke mbledhur dhe dërguar ndihma në zonat e prekura nga termeti.

”Jam krenare me gratë e Ulqinit, bujarinë dhe humanizmin e tyre.
Me 28 Nëntor, gratë e Shoqatës “Anima” dhe dega e Shoqatës “Nermin Vlora” ne Ulqin, grumbulluan dhe dorëzuan tre fugona ndihma ne Durrës.
Me këtë rast falenderoj të gjitha gratë që u angazhuan dhe dhanë kontributin e tyre. Zoti ju shpërbleftë!”, kështu shkruan në rrjetin social aktivistja dhe mjekja Zylfije Gjoni Duraku për aksionin e tyre.

Solidariteti gjithëshqiptar në këto ditë të vështira pas termetit është dukuria që jep shpresë jo vetëm për banorët e dëmtuar por tek të gjithë shqiptaret.

By admini