Nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhenë bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Komunën e Ulqinit sot u mbajt Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin, e teta me radhë, e cila këtë vit i kushtohet viktimave të tërmetit katastrofal që goditi Shqipërinë, shkruan Ulqini Online.

Para fillimit të kësaj maratona u mbajt një minutë heshtje për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martes.

Siç mësohet nga prof. Kadri Sinani në këtë vit në këtë maratonë morën pjesë 30 veta garuesish nga vende të ndryshme si Mali i Zi, Shqiperia, Kosova, Maqedonia e SHBA.

Maratonistët u nisën në orën 09:00 nga Shkodra, përballë godinës së bashkisë, dhe caku përfundimtar ishte përballë Komunës së Ulqinit. Pas një lufte të fortë sportive i pari në cak ishte maratonisti nga Maqedonia Aleksandër Kiragjev.

Renditje e tre vendeve të para me kohën përkatëse është si më poshtë:
1. Aleksandër Kiragjev, Maqedoni – 2h 44min 17 sec
2. Ilir Këllezi, Shqipëri – 2h 58min 53sec
3. Igor Jakimovski, Maqedoni – 3h 06min 54sec

Edhe pse koha ishte me shi duhet shtuar se te gjithë garuesit e përfunduan me sukse maratonën.

By admini