Nën organizimin e NGO ”Amaneti” qytetarët e Ulqini kanë mbledhur dhe dërguar ndihmë për banorët e Durrësit.

Siç mësohet nga faqja e kësaj shoqate në rrjetet sociale, ndihmat e mbledhura tashmë janë ngarkuar dhe janë në rrugë për në qytetin e Durrësit, shkruan Ulqini Online.

Solidariteti i popullatës shqiptare gjithandej por edhe fqinjëve është mjaft i madh.

Mbrëmë në qytetin e Durrësit një numër shumë i madh banorëve kanë kaluar natën në qiellin e hapur për shkak të shembjes së banesave të tyre por edhe për shkak të frigës nga ndonjë goditje tjetër e termetit.

By admini