Qytetarët e Ulqinit me trishtim të thellë po përcjellin pasojat qe shkaktoi tërmeti shkatërrimtar në qytetin e Durresit në Shqipëri, me pasoje të humbjes se jetëve dhe qindra persona te lenduar.
Në keto momente të vështira ne jemi prane jush, ne jemi pranë vëllezërve tanë ulqinakë qe prej dekadash jetojne ne qytetin e Durresit. Ulqini dhe ulqinakët te cilët dhe vete i kanë perjetuar pasojat e termetit katastrofal të vitit 1979 janë në këto çaste pranë atyre që kanë humbur te afërmit e tyre. Ne lutemi për ata që ende janë nën rrenoja që të dalin gjalle, kështu shkruhet në një kumtesë nga Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit, trasnmeton Ulqini Online.
Komuna e Ulqinit ndan një shumë prej 10 mije eurosh për familjet e prekura. Nderkohë i bejme thirje vëllezerve dhe motrave tona në diasporë që të ndihmojnë dhe të jenë pranë vellezerve te tyre.