Pamje nga ndërtesë e rrafshuar në Durrës

Të paktën gjashtë viktima u raportuan nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, tre viktima në rrënojat e një ndërtesave në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin, raportojnë mediat shqiptare.

Qindra forca të ushtrisë, policisë dhe forcave civile janë vënë në gatishmëri të situatës në tre zona, ku janë përqendruar operacionet e shpëtimit, në zonën e Thumanës dhe në dy zona në qytetin e Durrësit.

Nuk dihet ende sa persona mund të jenë nën rrënoja, por disa qindra raportohen nga Ministria e Shëndetësisë se kanë marrë kujdes mjekësor.

By admini