Nga Esad GJONBALAJ
Festa e Flamurit siç e quajmë në zhargonin popullor apo zyrtarisht Festa e Pavarësisë se shtetit Shqipëtar është dita me e madhe e kombit në historinë e krijimit te shtetit shqiptar e cila simbolizon lirimin nga zgjedha shekullore e Perandorisë Osmane. Kjo festë dikur e ndaluar të festohet lirshëm për gjysmën e kombit shqiptar qe gjendej ne ish Jugosllavinë e shekullit te kaluar sot festohet pothuajse pjesërisht lirshëm ne trojet shqiptare dhe ne gjithë rruzullin tokësor.
Si pjesëtar dhe njohës i këtij komuniteti për më se 30 vite vlerësoj dhe konsideroj se Festa e flamurit gjithnjë e më shumë po degradohet nga profiteret te cilët edhe këtë festë te madhe kombëtare dita ditës po e komercializojnë për te pasuruar vetveten e familjarët e vet dhe asgjë me shumë. Këto manifestime po degradojnë aq shume saqë në esencë përveç emërtimeve që bëjnë aty asgjë s’ka te bëj me atdhetari veçse është kultivim i nivelit me te ultë i “atdhedashurisë të biznesit patriotik.”
Vite me parë në komunitetin shqiptaro-amerikan kjo dukuri nuk ka qenë e theksuar thuajse fare meqë me këtë datë organizohëshin mbrëmje të mirëfillta atdhetare dhe me çmime simbolike sa për të mbuluar shpenzimet e domosdoshme e besa shpeshherë edhe me humbje vetem sa për te qenë ne shërbim te kauzës kombëtarë dhe të komunitetit.
Edhe këtë vit disa shoqata dhe personalitete te çmuara te komunitetit po përpiqen që me çmime simbolike të jenë në shërbim të komunitetit, por është për keqardhje që mësa duket disa shoqata të mirënjohura kanë rënë pre e komercializmit duke i vendosur biletave për këtë manifestim çmime astronomike për qytetarin e rëndomtë dhe duke u rreshtuar pas mentalitetit të profiterëve oportunist. Shoqatat duhet të jenë mirënjohëse dhe falenderuese për përkrahjen e sinqertë që e gëzojnë nga komuniteti dhe ne këtë festë te madhe kombëtare duhet t’i dhurojnë diç komunitetit nga vetvetja për përkrahjen e tyre ndaj aktiviteteve te shoqatave gjegjëse.
Këtij matrapazllëku i prinë edhe një pjesë e këngëtarëve te estradës (jo të gjithë për fat të mirë, meqë ka këngëtarë të ndershëm të cilët e vlerësojnë Festen e Flamurit kombëtar ) dhe është ironi e llojit të vet kur këta këngëtarë me plot zjarr e patriotizëm i këndojnë atdheut e nuk e bëjnë asnjë sakrificë për një natë të vetme per te qenë në shërbim të kombit, atdheut dhe komunitetit
dhe për ta ruajtur dinjitetin historik kombëtar të kësaj feste të shenjtë mbarëshqiptare.