Shumë njerëz kujtojnë ditët e bankave shkollore si pjesa, ndoshta edhe më e bukura e jetës së tyre. Në këtë kujtesë një vend të sigurt dhe të pazevendësueshëm zënë edhë mësimdhënësit e tyre nga koha shkollore, e sidomos mësimdhënësit e shkëlqyeshëm, shkruan Ulqini Online.

Më poshtë mund te lexoni se si ish-nxënësja Vildana Dibra Zhubi kujton ish-mësimdhënësin e Gjimnazit të Ulqinit, tashmë të ndjerin, Prof. Riza Rexha

Në gjimnaz kemi pasë një elitë të shkylqyer që secili ishte më i mirë se tjetri dhe kam pasë fatin ketër vitet e gjimnazit që kam qenë nxansja e tyre.
Por nga të gjithë njëri dallohej. Ishte i ndjeri Profesori Riza Rexha .Historinë e ka spjegu me aq dashuri, përkushtim dhe thellësi.
Fjalët e tija ende tingllojnë thellë dhe me gjithë harresën e moshës që tashma dalë nga dalë po na vjen, fjalët e të ndjerit mbesin gjithmonë në kujtimet e shumë nxënsve.
– Komunizmi , thoshte ai do ,të jetë faza e fundit e njerzimit. Komunizmi jo ai i keqpërdorur, i korruptuar dhe i poshtër dhe kriminel,por ai komunizmi ku çdo kush harxhon sa ka nevojë dhe dhuron sa ka mundësi .
Shpesh herë e neveritur nga sistemi kapitalistit dhe birokracija e tepruar e kalbur , mashtrues deri në verbim,dhe njerzimit që po e shkatrron botën nga syri untë, mendoj që e ka pasë të drejtë ?
Ishte njeri i madh, ishte pika e Zotriut. Njeri Nobel në kuptim të plotë.
Ne jemi fëmijët e ti që do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt.
Ia kemi borxh.

By admini