Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Ulqinit e mbajtur ditën e hënë u ndërpre pasi propozuesi, kryetari i Komunës Loro Nrekiq, në rolin e propozuesit e tërhoqi atë nga rendi i ditës.
Sipas tij, arsyet e tërheqjes janë mosdhënia e pëlqimit nga ana e Qeverisë, pasi për këtë nuk janë kryer të gjitha procedurat e duhura ligjore. Ai njoftoi se kjo pikë do të dalë përsëri në Kuvend sapo të përfundojnë procedurat e nevojshme, shkruan tvteuta.
Në mbledhjen e zakonshme që filloi më pas, këshilltarët Adrian Mavriq dhe Ilir Harasani propozuan që në rend të ditës të hynte edhe iniciativa e qytetarëve e përkrahur me rreth 700 nënshkrime për vendosjen e një moratoriumit për ndërtime në Pyllin e Pishave.
Kjo iniviativë në fund nuk u miratua pasi kundër ose neutral ishin këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, UDSH-së, Socialdemokratëve dhe disa prej Partisë Demokratike.