Mavrijani, Ulqin

Në faqet e Ulqini Online si pjesë e projektit ”Të lexojmë shqip” përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi janë paraparë temat Bjeshkët tona dhe toponimet dhe Mali i Rumisë.

Tema Bjeshkët tona dhe toponimet do të prezantohet në dy pjesë, ku pjesa e parë do të jetë Bjeshkët tona dhe toponimet ndërsa e dyta Mali i Sumës në Anë të Malit.


Më poshtë janë paraqitur disa nga bjeshkat tona në zonën e Ulqinit dhe rrethinës.

• Mali Bardhë – mal në jug-perëndim të Braticës.
• Matânë – në atë anë të kodrës, në pyjet Rrenime.
• Méja’e Banirit – maja e malit Marvjan te Baniri.
• Méja’e Mrrelit – majë e një kodrës në Mal t’Bardhë (mrreli – lloj mize që theren lopët).
• Méja’e Madhe – maja më e naltë e malit Marvjan.
• Marvjani – mal në perëndim të Braticës.
• Mërkona – aty në majë të Mavjanit kanë qenë të instaluara mjetet telefonike të Markonit.
• Mogila – në majë të Malit Bardhë, gurë të Grumbulluar.
• Mogila – në malin Marvjan, gurë të grumbulluar, aty është çuar baniri.
• Shkámi – pyll me mjaft shkëmbinj në veriperëndim të Braticës
• Vorr-Elez – në Mal t’Bardhë, te Qirizi, sipër Mullinit Qehaj’s.
• Blinaja
• Mali i Sumes
• Shtegvasha

Projekti ”Të lexojmë shqip” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini