ndertim-pa-lejeInspeksioni për mbrojtjen e mjedisit gjatë javës së kaluar ka shtuar mbikëqyrjen në lidhje me ndërtimet paleje të objekteve në bregdet si dhe ka shqiptuar masat përkatëse për të gjithë subjektet të cilët janë kapur duke kryer punime pa leje ndërtimi.
Kështu, siç mësohet nga Drejtoria e e inspeksionit, në Ulqin janë kontrolluar 32 objekte ku në 4 prej tyre janë bllokuar punimet, janë sjellur 2 vendime për rrënime të objekteve si dhe janë depozituar 2 padi penale.

Inspeksioni për mbrojtjen e mjedisit ishte në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e pushtetit vendor me të cilët në të ardhmen do të organizojnë aktivitete të përbashkëta për mbrojtjen sa më efikase të mjedisit në komuna bregdetare.

By admini