
Më 9.10.2019 në selinë e Forcës së Re Demokratike, u mbajt takimi i Koalicionit „Shqiptarët e Vendosur.
Në këtë takim është diskutuar për arritjet e Koalicionit drejt realizimit të objektivave të përcaktuara me Marrëveshje si dhe për hapat e mëtejmë të cilat duhet të ndërmirren në të ardhmen për të realizuar korpusin e kërkesave që çojnë deri te realizimi i të drejtave dhe jetës më të mirë të popullit shqiptar në Mal të Zi. Arritjet e deritashme të përfaqësimit të shqiptarëve në pushtetin qendror vlerësohen si pozitive dhe konkrete në krahasim me periudhat e kaluara, kështu mësohet nga zyra e shtypit të Forcës, transmeton Ulqini Online.
U dakordua që të
formohet një grup pune i cili do të bëjë propozimet konkrete për ndryshimet dhe
plotësimet e legjislaturës zgjedhore në Mal të Zi në kuadër të Kuvendit të
Malit të Zi. Është dakorduar gjithashtu që përveç përfaqësuesve të Koalicionit,
në këtë grup të ftohen edhe përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike
shqiptare në Mal të Zi me qëllim që të dilet me propozime të bashkërenduara të
shqiptarëve në Mal të Zi.