Sporti në Ulqin po kalon momente dramatike. Pas problemeve të mëdha të futbollit kur ekipi filloi kampionatin pa asnjë ditë stervitje dhe me krizë fiannciare që akoma vazhdon tani radha është e basketbollit.

Kur kanë mbetur edhe rreth një muaj para fillimit të kampionatit të ligës së parë malazeze klubi i basketbollit Ulqini jo që nuk ka filluar me stervitje por në horizont nuk shihen as edhe një lojtar që mund të luaj këtë vit për këtë klub. Situata financiare mund të bëjë që ky klub as mos të fillojë garën këtë vit.

KB Ulqini është i vetmi klub që deri tani ka garuar në ligën e parë të basketbollit të Malit të Zi.

By admini