Mesazh i Kryetarit Loro Nrekiq me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka përshëndetur dhe i ka përcjellur urime të përzemërta të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, në këtë ditë e cila shënon një fillim tjetër, në rrugëtimin e shoqërisë drejt diturisë dhe një të ardhmeje të ndritur, mësohet nga Komuna e Ulqinit, trasnmeton Ulqini Online.
Urimi i parë ka shkuar për nxënësit që për herë të parë janë ulur në bankat e shkollës. Janë 235 nxenës të cilët të përcjellur nga prindërit mbushën oborret e shkollave tona.
Kryetari Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan shkollën më të madhe përnga numri i nxënësve, shkollën,, Mareshali Tito,,Ai duke uruar nxënësit tha se Komuna do të mbeshtesë përherë shkollat, nxënësit dhe mësimdhënësit. Kryetari Nrekiq shprehu vlerësim dhe mirënjohje për mësimdhënësit për përkushtimin dhe profesionalizmin që ata tregojnë.
Arsimi theksoi ai është dhe mbetet një ndër hallkat më të rëndësishme drejtë procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në familjen evropiane.