Besimtarët e fesë islame fetsojnë festën e Kurban Bajramit. Me këtë rast urojnë kryetari i Komunës së Ulqinit z. Loro Nrekiq, kryetarii i KKSH-së z. Faik Nika dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit komunal të Ulqini z. Ilir Çapuni.

Urimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Loro Nrekiq

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq të gjithë besimtarëve myslimanë I uron festën e Kurban Bajramit “Të dashur besimtarë Më lejoni që,në këtë ditë të shenjtë të kremtimit të Festës së Kurban Bajramit, në këtë moment simbol të shprehjes së flijimit dhe sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit dhe të dashurisë për njeriun,t’ju shpreh urimet e mia më të mira e më të përzemërta.Në këtë ditë feste ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë mishërues dhe tolerant.Të ndihmojmë njeri–tjetrin skamnorët , jetimët të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.Uroj nga zemra që ditët e festës ti kaloni në mirëkuptim,harmoni në familje e me miq.Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Zoti i bekoftë familjet tuaja me harmoni, paqe e dashuri!

Urimi i kryetarit të KKSH-së z. Faik Nika

URIM ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

Të dashur bashkëkombës,

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj festën e Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim e dashuri dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur!

Përveç ofrimit të ndihmës njëri-tjetrit, Kurban Bajrami është festa që bashkon besimtarët në vendin e shenjtë të Mekës, ndaj Zoti i pranoftë sakrificat  dhe lutjet e të gjithë atyre që këtë vit përzgjodhën t’i përkushtohen më shumë Zotit.

Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti, sepse momentet e festave fetare i shndërrojnë edhe në festa kombëtare. Në raste të tilla, shqiptarët, pa dallim të përkatësisë fetare e krahinore, urojnë, përshëndesin, vizitojnë dhe i gjinden më pranë njëri-tjetrit, kjo na ka shërbyer për të ruajtur unitetin dhe identitetin tonë kombëtar.

Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Kurban Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju.

Zoti i bekoftë familjet Tuaja, zoti e bekoftë kombin shqiptar.

Urime !

Kryetari

Faik Nika

Urimi i kryetarit të Forcës së Re Demokratike z. Nazif Cungu

URIM ME RASTIN E  KURBAN BAJRAMIT

Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve islam ju uroj festën e Kurban Bajramit.

Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja.  

Gjithashtu të gjithë haxhinjve ju urojmë që  Haxhi tu pranohet dhe festën e Kurban Bajramit ta gëzojnë me shëndet dhe lumturi.   

Urime dhe për shumë mot Kurban Bajrami!

Kryetar

Nazif Cungu

Urimi i kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqini z. Ilir Çapuni

Të nderuar besimtarë të fesë islame, 

Kurban Bajrami është festa në të cilën janë palosur virtytet dhe parimet e fesë. Besimi, durimi, shpresa, mëshira, vendosmëria dhe sakrifica janë vetëm disa nga këto pala. 

Kjo pëlhyrë abrahamike në veçanti stolis Ulqinin dhe tërë Balkanin dhe  për këtë, na takon neve ta mirëmbajmë e ruajmë. 

Të gjithë qytetarëve i uroj përzemërisht gëzuar Kurban Bajramin. Haxhinjëve tanë i urojmë përfundim të bukur të Haxhit dhe haxh të pranuar. Mërgimtarët tanë që janë në vendlindje kanë dy festa meqë kremtojnë më ëmbël. Nuk i harrojmë mërgimtarët dhe detarët tanë që nuk janë në vendlindje sot edhe atyre i urojmë një Bajram të gëzuar me shpresë që së shpejti të takohemi dhe kremtojmë në vendlindje. 

By admini