Kohë më parë këshilltarja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Ulqinit, Eleonora Shata, i kishte drëguar një shkresë Ministrsisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në lidhje me punimet dhe devastimin e hapësirës që po bëheshin në Pyllin e pishave të Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Por duket se Shata nuk do që të ndalet në mbrojtjen e asaj që ajo e quan të drejtë. Siç shkruan e përditshmja malazeze Vijesti, ajo tani ka dorëzuan padi penale kundër Komunës së Ulqinit, kreut të kadastrës Xhevdet Çapriqit, përfaqësuesit të pronës së komunës Burim Kroma, kompanisë  “Elipsoid” dhe gjashtë personave tjerë – pronarë të objekteve montazhi që gjenden afër Shtëpisë së kulturës.

Zyrtarët komunal kanë hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se kanë të bëjne me punë legale.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

By admini