Rruga Ulqin – Krythë është afër përfundimit dhe në ditët në vijim nuk do të ketë më pengesa për kalimin e automjeteve në këtë aks të rëndësihëm për turizmin e Ulqinit.
Por një fakt që nuk lë shije të mirë ishte vendosja e një tabele informuese që tregonte për qytetin e Shasit dhe atë vetëm në gjuhën malazeze dhe angleze duke e anashkaluar gjuhën shqipe. Në atë tabelë të vendosur afër vendbanimit Gaç, Shasi cilësohej se qytet mesjetar dhe është larg 15km nga ajo pikë.
Se a është Shasi qytet vetëm mesjetar tregon historiani malazez Dr. Aleksandar Çilikov i cili në një konferencë shkencore të organizuar vite më parë do të deklaronte se këtu (në Shas) ka ekzistuar qyteti Ilir para antikës dhe krishtërimit.
Për më shumë mund të shikoni video materialin nga një pjesë e bisedës së Prof. Dr. Alksandar Çilikov.