Thellohet bashkëpunimi kulturorë

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Sekretari shtetrorë në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut Valmir Azizi. Ai u takua me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetaren Hadixhe Gjoni, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Në takim u vlerësuan marrëdhënijet  e bashkëpunimit që Komuna e Ulqinit ka  me Tetovën,Çairin, Shkupin dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit, veçmas në fushën e kulturës.Palët ranë dakort  që ky bashkëpunim të thellohet në fushën e trashëgimisë , artit  aplikativ skenik,nëpërmes  takimeve  me krijues dhe botues etj.Po ashtu u tha  se gjatë kësaj vere  në Skenën e Festivalit veror  dhe në aktivitete të tjera që zhvillohen  në Ulqin , do të jenë të pranishëm dhe  artistë  nga Maqedonia e Veriut dhe anasjelltas.

By admini