Duket se pas fakultetit privat për studimet mediteranike të Universitetit ”Adriatik” nga Tivari, në Ulqin mund të hapet edhe një fakultet tjetër. Kështu së paku mësohet nga një njofrim që vjen nga Komuna e Ulqini. shkruan Ulqini Online.
Në një takim në ambientët e Komunës së Ulqini u bisedua për njl nisëm për hapjen e një paraleleje të fakultetit Mediteran në Ulqin
Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq priti një delegacion të Universitetit ,,Mediteran,, të kryesuar nga Rektori Prof. dr.Savo Markoviq . Ata pasi folën për funksionimin e Universitetit Mediteran, degët që ekzistojnë në kuadër të tij dhe për interesimin gjithnjë e në rritje të të rinjve për të vijuar studimet në degët e këtij Universiteti thanë se janë të interesuar që një paralele të tijën ta hapin edhe në Ulqin e cila me kalimin e kohës do të mëvetësohej.
Kryetari Nrekiq , u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje të iniciativës. Ai theksoi nevojën gjithnjë e në rritje të kuadrove, veçmas atyre profesionale. U la që të shihet mundësia e sigurimit të lokalit dhe kjo ide të jetësohet.