Prezantimi dhe valorizimi i lokalitetit arkeologjik të Shasit
Qendra për Konservime dhe Arkeologji e Malit të Zi nesër mbrëma në lokalitetin arkeologjik të Shasit do të prezantojë aktivitetet e kryera gjatë vitit të kaluar dhe aktivitetet që janë planifikuar të kryhen gjatë këtij viti, njofton përgjegjësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi.
Ai shton se në kuadër të këtij prezantimi do të shpaloset edhe plani i punës që ka paraparë Qendra Kulturore e Ulqinit në bashkëpunim me Qendrën për Konservime dhe Arkeologji të Malit të Zi për administrimin bashkëkohor, hulumtime të mëtutjeshme shkencore në lokalitetin e Shasit dhe për krijimin e kushteve që ai të jetë i hapur në funksion të turizmit.
Poa shtu, shton Kovaçi, do të diskutohet edhe për eksponatet arkeologjike të Shasit të cilat janë të nxjerra prej tri ekspeditave arkeologjike , të cilat kanë nevojë për konservim, studim, dhe publikim për opinionin e gjerë.(Gj.Gjonaj)