Nga Beqir SINA – New Jersey


Afro një mijë krajan morën pjesë në “Piknikun Veror 2019” -Ashtu si gjithëmonë, edhe kësai radhe , të gjitha garat u zhvilluan në një atmosferë dëfrimi, dhe me një frymë mjaft miqësore  e mirëkuptimi nga të gjithë garuesit , përfshirë edhe futbollin , volebollin e sportet e tjera 


NEW JERSEY : Shoqata e Krajës në Nju Jork, organizojë të Dielën më 9 Qershor “Piknikun Veror 2019” në Parkun Natyror “Craigmeur Recreation Complex” në Green Pond Rd Newfoundland, New Jersey . 
Shoqata “Kraja” e cila organizon piknikun verorë, thotë se ka si tem të saj në këtë piknik veror – bashkimin e të gjithë krajanëve në Nju Jork e zonat për rreth tij. 
“Kraja dhe qytetarët e sajë kanë qenë faktor i rendësishem i orës historike kombëtare dhe luftëtar të pa kompromis në mbrojtjen e vlerave kulturore. Komuniteti krajan po ashtu është faktor i rëndësishëm në New York me rrethinë dhe më dinjitet përfaqson vlerat kulturore e kombëtare të deshmuara më së miri edhe në piknikun verorë”, shkruajn ata në faqen e tyre të Shoqatës “Kraja” në Facebook, për piknikun e krajanëve.
Një ditë e Dielë, kaq e bukur si kjo që ishte shumë e përshtatshme që pjesëtarët e komunitetit krajan me familjet tyre të kalojnë një ditë të bukur në natyrë duke u argëtuar, duke luajtur sporte të ndryshme (si fëmijët ashtu edhe të rriturit), me ushqime tradicionale, (të pregatitura nga shtëpit e tyre), dhe duke vallëzuar në hapësirë të hapur me muzikë shqipe, apo thjesht duke u takuar me ndonjë mik apo shok, e shfrytëzuar mjaft mirë nga krajanët.
  Në kuadër të këtij pikniku gjatë gjithë ditës organizatori siguroi muzikë nga të gjitha trevat, ndërsa, grupet të tjera zhilluan lojra tradicionale sportive dhe shëtitje të lira në natyrë me familjet pjesëmarrse. 
Ky organizim bëhet në kuadër të piknikut verorë, ku Shoqata Kraja në Nju Jork, për çdo vit në këtë muaj – organizon piknikun ku marrin pjesë qinda vet, shumica e tyre janë fëmijë të rinjë e të reja. 
Interesimi për të marrë pjesë në piknikun e organizuar nga Shoqata ” Kraja” në Nju Jork, këtë vit thanë organizuesit e këtij pikniku ishte i madh. Dhe, ky piknik ndoshta iste më i madhi piknik i mbajtur deri tani. 
Qysh në orat e para të mëngjezit të ditës së Dielë, me qindra krajan udhëtuan drejt Parkut Natyror “Craigmeur Recreation Complex” në Green Pond Rd Newfoundland, New Jersey, ata vinin nga zonat e ndryshme të New York-ut me rrethe, çka ndikoi që pjesëmarrja në këtë piknik të jetë më e madhja deklaruan organizatorët e këtij pikniku.
“Ata thanë se si gjithmonë krajanët i janë pergjigjur thirrjes së këtij pikniku me shumë bujari dhe dëshirë të madhe për të marrë pjesë masivisht. Dhe, kjo vjen edhe falë bujarisë së Shoqatës Kraja, e cila arrinë të ju sigurojë të gjithë pjesëmarrësve në piknik, një relaksim të mirë, si edhe siguruar ushqimet e pijet fresekuese falas, gjithmonë në saj të ndihmës së veçantë të sponsorve të piknikut, që janë nga kjo trevë dhe janë të gatshëm, të kontribojnë.
Në këtë piknik lojrat sportive zënë një vend të veçantë në çdo terren të parkut, ku pothuajse zhvillohet një lojë sportive, ku interesimi dhe vemendja e pjesmarrsve përqendrohet te turniri në fudboll, dhe në volejboll, etj. 
Kënga e vallja në natyrë me muzikë Live dhe DJ si dhe ushqim dhe pije freskuse flas nga Shoqata Kraja, janë të serviruar nga vullnetarët nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke ia shtuar edhe më shumë gjallërinë parkut me këngen e vallen shqiptare. 
Shkrimtari krajan Hamid Alaj i cili mori pjesë në grupin e organizmit të kë tij pikniku, i tha gazetës tonë : “Në turnirin e fotbollit “Pikniku Veror 2019” për të rritur garuan ekipet 8 ekipe futbolli të ndara në dy grupe : Grupi I – Skjeja, Martiqi, Boboshti dhe Arbneshi. 
Ndërsa,  Grupi II – Muriqi, Ostrosi, Brisku dhe Ftjani. 
Ndeshjet gjysmë finale u luajtën në mes të Boboshti dhe Brisku  1 me 3, dhe Matriqi Ftjani 2 me  0, ku fitues dualën ekipet e Matriqit dhe Brisku.
 Ndeshja finale në mes  Matriqit dhe Briskut ishte një ndeshje e bukur që u duartrokit gjatë për të dyja skuadrat e dy ekipeve që ishin në këtë turnir edhe më të forta, e cila përfundoi me rezulltat pa gola 0 me 0. 
U deshën penallitë për të nxjerr fituesin 3:1 në favor të ekipit të Martiq, ekip ky i cili u shpall fitues i turnirit të fotbolli të piknikut veror 2019
Ndërkohë, që garat e femrave dhe meshkujve në volejboll, fëmijve në basketboll, tenis  ishin jo konkuruese . 
Ashtu si gjithëmonë, edhe kësai radhe , të gjitha garat u zhvilluan në një atmosferë dëfrimi, dhe me një frymë mjaft miqësore  e mirëkuptimi nga të gjithë garuesit , përfshirë edhe futbollin , volebollin e sportet e tjera .

Per te gjitha fotografite klikoni me linkun e meposhtem.

https://www.facebook.com/beqir.sina/media_set?set=a.2496579703740268&type=3

By admini