
Nga Gjekë Gjonaj
Se nuk ka një bashkëveprim dhe bashkërënditje të duhur të punës së koalicionit qeverisës në Kuvendin Komunal të Ulqinit u dëshmua edhe në seancën e sotme të parlamentit vendor,për të cilën kryekuvendari dr. Ilir Çapuni kishte planifikuar 23 pika të rendit të ditës. Që në fillim të mbledhjes këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ulqinit kërkuan që rendi i ditës të plotësohet me disa pika të tjera me rëndësi për qytetarët e kësaj komunë. Këshilltari i Partisë Demokratike Haxhi Sylejmani kërkoi që Kuvendi në këtë seancë të diksutojë për propozim-vendimin e rritjes së pagava të punëtorëve me shkllolim të mesëm dhe fillor, nismë kjo e cila, siç tha ai, ka filuar tash më se dy vite. Për shumicën e diskutuesve kjo kërkesë ishte e pranueshme, në mesin e të cilëve edhe kryetari i komunës Loro Nrekiq, i cili tha se pagat do t’u rriten punëtorëve pa kualifikim superior, kurse disa shprehën mendimin se kjo pikë nuk mund të renditet në këtë seancë pa pëlqimin e Minsitrisë së Financave.
Kryetari i Forcës Nazif Cungu si pikë të re të rendit të ditës propozoi rastin e K 1 , për të cilën Gjykata Supreme ka sjellë vendim që Komuna e Ulqinit duhet të paguajë 6 milion e 200 mije euro. Sipas Cungut ky është problemi më i madh që ka sot komuna e Ulqinit, pa zgjidhjen e të cilit nuk është i mundur funksionimi i saj normal. Cungu lexoi përgjigjen që i ka dhënë qeveria dhe ministria përkatëse deputetit Genci Nimanbegut, se ato nuk marrin mbi vete shlyerjen e shumës së përmendur të të hollave. Me këtë propozim të Cungut u pajtuan edhe këshilltarët Boro Bashoviq, Florin Pali, Ilri Harasani dhe Haxhi Sylejmani. Madje disa prej tyre kërkuan që për çështjen e K 1 një duhet të thirret sa më parë mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit , në të cilën do të diskutohen të gjitha mundësitë për zgjidhjen e këtij problemi, duke përfshirë këtu edhe bisedimet e pçashmangshme me përfaqësuesit më të lartë të shtetit.
Këshilltarja e PD-së Eleonora Shata propozoi, që në rendin e ditës të përfshihet edhe devastimi në Pyllin e Pishave në Pinjesh dhe në hapësirat e tjera publike më të bukura të këtij qyteti. Shata u shpreh me shqetësim se është kërcënuar nga Ndërmarrja e Të Mirave Detare , e cila siç tha, nga ajo, është kërkuar që të heqë dorë nga paraqitja e rasteve siç ka vepruar me rastin „ Havana“ në Plazhin e Madh, me ç’rast ka njoftuar Ministrinë e Zhvilimit të Qëndrueshëm . Për kryetarin e Ulqinit , Loro Nrekiqin nuk është në rregull që këshiltarët të përfillin propozimin e këshiltares Shata lidhur me devastimin e Pyllit të Pishave dhe mohoi pohimet e saj në portestat e organizuara para ndërtesës së komunës se ekzekutivi nuk ka ndërmarrë asgjë për ndalimin e shkatërrimit të Pyllit të Pishave dhe hapësirave të tjera publike në këtë qytet.
Në momentin kur këshilltarët refuzuan propozimin e një pike shtesë të rendit të dites të kryetarit Nrekiq në kërkesë të tij kryetari i Kuvendit dr. Ilir Çapuni kërkoi pushim për gjetjen e kompromisit për vazhdimin e seancës. Në vazhdim këshilltarët miratuan Raportit e punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2018. Mledhja e sotme do të vazhdojë pas festës së Bajramit.