Departamenti i Shtetit, ka nderuar me çmimin Ndërkombëtar :”10 Gra të Guximshme”, 10 gratë e zgjedhura për këtë çmim për vitin 2015, nga 10 vende të botës përfshirë edhe Kosovën për të dytën her prej ndarjes së të këtij çmimi
WASHINGTON D.C: SHBA shpërblen Arbana Xharrën, kryeredaktore e gazetës “Zëri” nga Kosova – ndërsa klubi i gazetarëve amerikan National Press Club mbajti një darkë për të nderuar fitueset e çmimit International Women of Courage Award, nga American Women For International Understanding
Ngaqë moti ka qenë shumë i ligë këto ditë, në Uashington, ceremonia u shty dhe u mbajtë sot ( e premte 6 Mars), në Departamentin e Shetetit, për të nderuar me çmimin Ndërkombëtar :”10 Gra të Guximshme”, 10 gratë e zgjedhura për këtë çmim për vitin 2015.
Me këtë rast zëvendës Sekretaria e Shtetit, Higginbottom, u ka dhënë 10 grave nga 10 vende të ndryshme të botës – Çmimin Ndërkombëtarë të Guximit 2015, për gratë.
Znj Arbana Xharra nga Kosova – e cila është një nga dhjetë fituesit e Çmimit Ndërkombëtar të Grave të Guximshme është përshëndetur nga Heather Higginbottom, Zëvendës Sekretare e Shtetit për Menaxhimin e Resurseve
Zonja Higginbottom, tha se: “Kosova, ku mund dikur të pretendonte për të bërë një të drejtë, Arbana Xharra, i ka kushtuar karrierën e saj si gazetare në ekspozimin e korrupsionit, hedhur dritë mbi marrjen ryshfetit, dhe ndryshimin e shoqërisë në mënyrë paqësore dhe pa grindje. Arbana ka raportuar mbi ekstremizmin fetar, që lidhet me disa imamë lokale dhe drejtues të OJQ-ve me organizatat e huaja terroriste. Fjalët e saj e kanë detyruar qeverinë që të trajtojë problemet prej nga ekstremizmi deri tek korrupsioni. Ashtu si gratë e tjera në këtë fazë sot, Arbana për punën e saj – u përball me kërcënime me vdekje . Por, si kryeredaktor-në një prej gazetave kryesore të përditshme të Kosovës, Arbana, ende ndjek rrugën e saj, të raportimit, pavarësisht rrezikut”.
Në fund zëvendës Sekretaria e Shtetit, Higginbottom, u shpreh se “Për pasqyrimin gjithënjë të së vërtetës, ajo është e palëkundur në luftën kundër ekstremizmit, dhunës e të tjera, andaj edhe ne(DASH) e nderonë Arbana Xharran, si një grua e guximshme”. (Duartrokitje.) ”
Xharra me këtë rast, njoftohet se ka falënderuar organizatën “American Women For International Understanding” për këtë çmim. Xharra gjatë fjalimit të saj para të gjitha grave ka thënë se është nder i madh që shpërblehet puna dhe sakrifica, që, siç u shpreh ajo, “të gjitha ne i përjetojmë”.
“Në emër të fituesve të vitit 2015 të “International Women Of Courage Award”, ju falënderoj që na keni nderuar duke na mbledhur këtu sonte. Është nder i madh të nderohet puna dhe sfidat që të gjitha ne i përjetojmë.
Ajo theksojë se para pak ditësh kemi arritur që të gjitha në Washington dhe ishte befasi sesi nga e mbarë bota ne ballafaqohemi me sfidat e njëjta. Ndërsa, ka faleminderuar që DASH i ka mbështetur duke i shpërblyer me këtë çmim kaq të rëndësishëm për punën e tyre.
Departamenti Amerikan i Shtetit, në dekleratën për shtyp, thotë se për çdo vit në prag të ditës ndërkombëtare të grave, – ai njeh me çmimin “10 International Women of Courage” – “10 Gra të Guximshme”, të cilët kanë demonstruar një guxim të jashtëzakonshëm dhe kan lujatur rol në udhëheqjen apo avokimin për paqen, drejtësinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, shpesh her duke vënë edhe veten në rrezik të madh vetjak, thuhet në njoftim.
Ku çmim prestigjoz, ndahet për të 8 vit me rradhë . Që nga fillimi i dhënjes së këtij çmimi në vitin 2007, Departamenti i Shtetit, thuhet se ka nderuar deri tani 80 gra nga më shumë se 50 vende të ndryshme. Përfshirë, këtu edhe Valdete Idrizin nga Kosova, e cila e ka marrë këtë çmim në vitin 2008 dhënë nga ish- Sekretaria e Shtetit Condoleezza Rice. Valdete Idrizi, pra është e para grua shqiptare, që ka fituar këtë çmim. Ajo është një nga gratë kosovare – nga Mitorvica, që u nderua 7 vjet më parë me këtë çmim, për kurajon dhe guximin në mesin e të shpërngulurve nga lufta në Kosovë. Ajo thuhej se ka qenë shumë aktive në zonat me banorë serbë në Kosovën veriore dhe kishte drejtuar projekte për gra dhe të rinj me synimin për të ripajtuar dhe për të sjellë paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike, në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Të 10 fitueset e çmimit “10 International Women of Courage” – “10 Gra të Guximshme”, janë:
Ky çmim prestigjoz ndahet çdo vitë në të njëjtën ditë, dhe ka një përzgjedhje selektive, e cila bëhet nga ambasadat amerikane kryq e tërthorë botës. Me Çmimin Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, këtë vitë u nderuan gra nga Kosova, Afganistani, Pakistani, Bolivia, Afrika Qendrore, Bagladeshi, Burma, Guinea, Japonia, dhe Siria, për rolin që kanë luajtur ato për transformimin e shoqërive të tyre dhe ndikimin frymëzues në komunitetin ndërkombëtar.
Gratë fituese për këtë vitë janë:
Zonja Niloofar Rahmani, me graden Kapitene e Forcave Ajrore në Afganistan, znj Nadia Sharmeen, gazetare, dhe aktiviste e të drejtave të grave (Bangladesh),znj Rosa Julieta Montano Salvatierra, Themeluese dhe Drejtore, e Zyrës së Drejtësisë për Gratë(Bolivia),znj May Sabe Phyu, Drejtore, e Rrjetit për Barazi Gjinore (Burma),znj Béatrice Epaye, Presidente e Fondacionit “Voix du Coeur” (Republika Qendrore Afrikane),zonja Marie Claire Tchecola, infermiere, e mbijetuar e Ebolës dhe aktiviste (Guinea),znj Sayaka Osakabe, Themeluese dhe Përfaqësuesia e Matahara Net (Japoni),znj Arbana Xharra, Krye-redakrtore e gazetës, Zëri (Kosovë), znj Tabassum Adnan, Themeluese, e “Khwendo Jirga”(Pakistan),znj Majd Chourbaji, Drejtore e Marrëdhënieve të jashtme, për organizatën Qendra e Zhvillimit për Gratë(Siri).
Pas ceremonisë së marrjes së çmimeve dhe takimeve me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe homologët të organizatave joqeveritare në Uashington, DC, 10 gratë fituese, thuhet se do të udhëtojnë në mënyrë individuale në disa qytete nëpër Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në takime profesionale përmes një Programi Ndërkombëtar i Lidershipit. Ato do të vizitojnë, New Yorkun, Atlantan, Chicagon, Des Moines, Indianapolis, Kansas City, Los Anxhelos, Pensacola, Pittsburgh, dhe San Diegon.
Në fund thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit – 10 gratë do të jenë në Nju Jork, për të marrë pjesë në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave, në një simposium të OKB-së, mbi mënyrat për të punuar së bashku dhe për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave në mbarë botën.( fotot dhe informacioni nga rrjeti social facebook DASH dhe ambasada e Kosovës)