Raport i punës të dy ditëve të shkuara të Shërbimit të mbrojtjes së Ulqinit
Gjatë dy ditëve të kaluara përveç përmbytjeve kishte edhe dy shpërthime zjarri në hapësira të mbyllura.
Një shpërthim zjarri ka ndodhur në objektin e Elektrodistribucionit ka flakët kanë përfshirë njëi depo në orët e para të mëngjesit, saktësisht në ora 06:03 ndërsa tjetri në një ndërtesë banimi në Shtoj rreth orës 17:30.
Gjatë ditës së djeshme kemi filluar me sanimin e pasojave të përmbytjeve ashtu që kemi larë rrugët, pompimin e ujit në shumë vende.
Në ora 10 kemi intervenuar ne evakuimin e banorëve të fshatit Kruce.
Një përmbledhje e të gjitha ndërhyrjeve në dy ditët e fundit të cilëat kanë qenë mbi njëzet është: së pari nuk pati viktima, arritën të evakuojnë të gjithë në kohën e duhur, ne kemi dhënë më të mirën tonë për të arritur tek të gjitha familjet në nevojë.
Edhe përkundër kësaj pune të pamohueshme të shërbimit tonë kemi marrë një padi penale dhe një person të cilin nuk ja vlen që të ja përmndim as emrin por që përhir të opnionit duhet ta bëjmë këtë. Bëhet fjalë për Gjergj Pekiqin i cili na kuzon se një pjesë të ujit e kemi drejtuar nga livadhi i tij dhe e gjitha kjo për të shpëtuar shtëpitë e përmbytura në të cilat kishte edhe persona të palëvizshëm dhe fëmijë të vegjël. Personit në fjalë i vinte keq pëq për barin duke mos u kujdesur fare për fqinjët e tij të cilët kishin nga një metër ujë në objektet e tyre. Dëmi material është i madh.
Shërbimit të mbrojtjes së Ulqinit