Ekipi Otrant Olimpik humbi pasdrekën e së dieles në nga Bokeli i Kotorit në ndeshjen e drejtpërdrejt për vendin e tretë, vend që çon në barazh për në ligën e parë futbollistike të Malit të Zi.

Edhe pse Otranti kaloi në avantazh në minutin e 14-të të takimit me autorin e golit Daciq vendasit arritën të përmbysin çdo gjë në pjesen e dytë me tre gola të njëpasnjëshëm për rezultatin final 3:1 në të mirë të Bokelit.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit ekipit të Otrantit i duhet dy fitore dhe duke shpresuar në dy hapa të gabuara të Bokelit për të arritur në barazh. Veshtirë e realizueshme por deri sa ka ende ndeshje, duhet shpresuar.

By admini