Ambasadori i Republikës së Kinës vizitoi Ulqinin
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë pritën në takim Ambasadorin e Republikës së Kinës në Mal të Zi , Shkëlqesinë e tij Liu Jjin. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrdhënijet tradicionalisht të mira ndërmjet dy vendeve , investimet e përbashkëta dhe prezenca e investitorëve të Republikës së Kinës në Mal të Zi.
Strukturat udhëheqëse komunale bënë një prezantim të projekteve zhvillimore në Ulqin dhe mundësinë e prezences së investitorëve kinez në Ulqin. Krahas kësaj u fol dhe për bashkëpunimin e ndërsjelltë me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, turizmit, kulturës , artit dhe fushave të tjera.
Kryetari i Ulqinit takohet me Ambasadorin e Polonisë
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë u takua me Ambasadorin e Polonisë Z. Artur Dmohovskog
Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve të dy vendet në fushën e turizmit ,kulturës arsimit,sportit etj.
Kryetari Nrekiq u shpreh se nxitja e bashkëpunimit ka një rëndësi domethënëse dhe se Ulqini si vend multinacional dhe multikonfesional kësaj I kushton rëndësi të veçantë.Në takim u fol dhe për projektet investuese dhe interesimin e investitorëve të huaj për investime në Ulqin.