Lideri i URA-s i ka uruar Kryetarit të komunës,  këshilltarëve e KK. dhe qytetarëve, Ditën e Ulqinit, e cila edhe simbolikisht festohet të shtunden e parë të muajit prill.
Ulqini është qytet i cili i ka të gjitha potencialet që të jetë lokomotiva turistike e gjithë regjionit, por që edhe sot si para 30 viteve shihet qartë qe i mungon me shumë dashuri nga ana e pushtetit qendror dhe lokal që kjo te realizohet. Nuk egziston gati asnjë komunë e cila në kaq pak hapsirë ka kaq shumë resurse natyrore, por që për fat te keq janë jashtë funksionit për krijimin e kushteve më të mira jetësore, thuhet ne urimin e Abazoviqit.
Abazoviqi thekson që problemet më të medha me të cilat ballafaqohet qyteti jane te njejta, për vite më rradhë, siç është Valdanosi, Kriporja, Të mirat detare, ndërtimi i egër, mungesa e investimeve etj.
Në periudhën e ardhme duhet të punojmë më me mençuri dhe më mirë, të bejmë përpjekje maksimale që rinia të qendrojë në Ulqin, ndërsa zhvillimin duhet ta bazojmë në qëndrueshmeri, mbrojtje të ambientit dhe planifikim. Koha është që ti nisim investimet turistike në bazë të planit hapsiror, të angazhohemi në kapacitetet tona bujqësore, të ndihmojmë sipërmarrësit, dhe të afirmojmë kulturën tonë mijëvjeçare.
Ulqinit duhet tja kthejmë shkëlqimin, për këtë arsye është e rëndësishme që të tregojmë dashuri dhe respekt.

By admini