Në Ulqin, në mënyrë solemne me pjesëmarrjen e ekipeve nga qyteti i Durrësit, Tetovës, Pejës, Bujanocit, Arbëreshët e Zarës dhe ekipit nikoqir UlqIni, filloi edicioni i 15-të jubilar i Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për grup-moshat U-15. Të hapur këtë manifestim gjithëkombëtar e shpalli kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, i cili me këtë rast para të pranishmëve, pos tjerash tha:

Koordinatori Haro Hajdari theksoi se Ulqini ka nderin të jetë organizator i edicionit jubilar, ndërsa këtë event e madhëron pjesëmarrja e arbëreshve të Zarës.

Në emër të gjashtë qyeteteve pjesëmarrëse të pranishmit i përshëndeti ideatori i këtij manifestimi Naim Kërcuku.

Ekipet pjesëmarrëse janë të ndara në dy grupe. Në grupin A janë Ulqini, Durrësi dhe Arbanasit e Zarës, ndërsa në grupin B, janë Tetova, Peja dhe Ternoci.

Në ndeshjen e parë të Grupit 1, Ulqini fitoi ndaj Arbëreshve të Zarës 2-0, ndërsa Tetova në Grupin 2 e mundi Bujanocin 2-1, ku shkëlqeu Ersin Shabani që ishte autor i dy golave. Të shtunën takohen: Durrësi-Arbëreshët e Zarës dhe Tetova-Peja. /Shaban Sinani klan/

https://www.facebook.com/sporti.ulqinitii/videos/937205669967459/?t=0

By admini