Ilustrim

“Ne ishim duke u lutur në Allah dhe Krishtë”’ – “ Vetëm lutjet tona në Zot na shpëtuan !”

Nga Beqir SINA – New York

Më shumë se 30 vetë u plagosën dhe u shtruan në spital kur aeroplani i Turkish Airline – Flight 001 u ul në JFK nga turbullirat ekstreme

BROOKLYN NY : Një avion ajror i nji aerokompanie turke, me te cilin udhetojne edhe shume udhetar shqiptar cdo dite,  u godit nga një turbulance ekstreme, vetëm 45 minuta para uljes së planifikuar në JFK të shtunën në mbrëmje, duke i “rrotulluar” pasagjerët që po vendosnin mënjëher rripat e tyre të sigurisë, dhe nisen të bërtisnin e të luteshin nëpër  bordin e aeroplanit, njoftuan mediat amerikane.
Simbas tyre avioni i udhëtarëve , Flight 001  që mbante 347 pasagjerë përfshirë edhe 16 pjestarët e ekuipazhit, linja Stamboll – Neë York, u ul në mënyrë të sigurtë, mbas gjithë asaj trubulence që pësoi të shtunën në mbrëmje.
Nga kjo trubullirë e fortë më shumë se 30 pasagjerë pësuan lëndime të ndryshme dhe u dërguan në spitalet më të afërta me aeroportin Brooklyn dhe Queens NYC. Me perjashtim të një  thyrje të gjunjëve të një punonjësi të aeroplanit, të 30 pasagjerët e tjer për fat të mirë ishin me lëndime jo të rrezikshme, keshtu te pakten thanë autoritet e aeroportit JFK në Nju Jork.
“Dëmtimi më serioz ishte një mjeku i fluturimit 001, i cili mund të ketë pësuar një këmbë të thyer,” tha Autoriteti Portual ne NYC.
Një udhetar shqiptar, Paul Martinika, i ka thënë gazetes NY Post, se “Më tepër se 30 vetë u plagosën dhe u shtruan në spital kur fluturimi i Turkish Airlines, me të cilin ai fluturonte u godit papritmas nga një Turbulannce ekstreme, duke shkatktuar trubullirë  të dhunshme, tek të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i tij”.

Një pasagjer tjetër Mohammad Hoque, nga Bruklini, tregojë se edhe ai ishte në aeroplan me gruan e tij dhe tre fëmijë, nga 1 deri në 10 vjeç, në atë moment dhe dhe e vetëmja gjë që kan bërë si të gjithë pasagjerët  kan qenë duke u lutur te Zoti! që të shpëtojë gjallë.
“Papritmas aeroplani po shkonte shumë shpejt, njëher posht e njëher lart- njëher djathtas dhe njëher duke u kthyer drejtë dhe majtas. Kjo tronditje e dhunëshme vazhdojë për 20 minuta, disa pasagjerë ishin me kokë poshtë. Të tjerë po binin ne dyshemen e aeroplanit. Gjithkush po bërtiste ndersa femijet po qanin. Menduam që ky është fundi ynë. Ne filluam e u lutëm të gjithë kush lutej në Allah dhe kush në Krishtë. Lutjet tona u dëgjuan dhe Zoti na shpëtoi “
Pasagjeri Zef Brulaj një udhëtar shqiptar, e përshkroi udhëtimin e ferrit tek djali i tij, Florian, i cili ishte duke pritur babain e tij në aeroportin JFK në Nju Jork, dhe i tha Postit në aeroport, “ E kuptoiva se diçka ishte shumë e rrezikshme, por pa ditur se me cilin aeroplan kur pa për rreth portës së pritjes së udhetarve ishin gadishmëri rreth 20 ambulanca, ndërkohë që automjetet e policisë dhe zjarrëfiksit – vazhdonin të vinin në terminal me sirenat që të “cmendnin” nga zhumrat për rreth.

“Njerëzit që prisnin të afërmit e tyre  po dridheshin dhe qanin. Ndërsa, një e nga një filluan të dalin të parët më krevatët e autoambulancave pasagjërët e lënduar , ku mes tyre me oksigjen në fytyrë pashë edhe babain tim. Që të gjithë udhatarët, që dilnin ishin të traumatizuar dhe thanë se ata në të vërtetë mendonin se do të vdisnin – dhe se vetëm i janë lutur Zotit – duke ju faleminderuar që u shpëtojë jetën “, tha Floriani.

By admini