Ne kuader te vizites zyrtare ne Mal te Zi, Sot në zyre të Forcës së Re Demokratike qëndroi  Kryetari i Lëvizjes politike “Besa” nga Shkupi Bilal Kasumi dhe bashkëpunëtorët e tij. Temë e bisedimeve ishte situata politike në të dy vendet me focus të posacëm tek pozita dhe të drejtat e shqipaterëve, mësohet nga Shërbimi i Forcës së Re Demokratike.

Kryetari i FORCA-s Nazif Cungu gjatë takimit vlerësoi se shqiptarët në përgjithësi ballafaqohen me problematika të njëjta dhe shkëmbimi i eksperiencave në mes të subjekteve shqiptare mund të sjellin deri tek marreveshje më frytdhënëse. Cungu theksoi se do të vazhdojnë të kultivojnë marëdhënje të mira me Lëvizjen Besa me qëllim të avancimit më të mirë të të drejtave të shqiptarëve kudo që janë.

Kryetari Cungu  vlerësoi lartë rrolin e faktorit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut lidhur me ngjarjet e fundit, ku pothuajse shqiptarët ishin kryesorë në marrjen e vendimeve për zgjedhjen e problemeve të kahmotshme në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.

By admini