E nisur si një iniciaticë simpatike nga njerëz që as emrin nuk ju mësuam, pas ditës së së 10-të të askionit ‘’Porcion falas’’ në qytetin e Ulqinit, lirisht mund të konkludohet se qyteti jonë ka një zemër të madhe.
‘’Bilansi per diten e 10-të: 372 porcione, 2 traktora me dru, harxh per 9 familje qe jetojne ne varferi te skajshme’’, kështu mësohet nga organizatoret rreth interesimit të qytetarëve për të ofruar ndihmë për ata që kanë nevojë.
Nëse kalon rrugës për në Ranë shikon shumë të rinj e të reja që vullnetarisht ofrojnë ndihmen e tyre për shpërndarjen e ushqimit për ata që kanë nevojë. Poashtu edhe numri i njerëzeve që presin për marrjen e ushqimit falas është i konsiderueshëm.
Shumë qytetarë të Ulqinit shprehen me fjalë më të mira për idenë e organizatorëve dhe i përkrahin maksimalisht ata.
Ky aktivitet tregon se në qytetin tone është e nevojshme kuzhina popullore dhe hapi i ardhshëm i organizatërve me ndihmën e qytetarëve tanë duhet shkuar në atë drejtim.