Cuyrih-vritet-personi-me-origjine-mali-ziNë Cyrih-Affoltern policia ka gjetur një person të plagosur në orët e hershme të së dielës. Megjihë reagimin e ekipeve të shpëtimit, 30-vjeçari vdes në vendin e ngjarjes.

Ngjarja kishte ndodhur pak pas orës 05:15.  Banorët  kanë dëgjuar të shtëna armesh në Wehntalerstrasse duke alarmuar policinë e cila arriti në vendin e ngjarjes. Pavarësisht përpjekjeve për reanimimin e personit të plagosur, personi ka vdekur  menjëherë nga plagët e marra. Sipas zëdhënësit të policisë Marco Bisa viktima është e një person 30-vjeçar, shkruan AlbInfo.

ATS trasnmeton se viktima ishte me origjinë nga Mali i Zi.

Rrethanat e incidentit janë ende të paqarta. Policia ishte në vend të incidentit  dhe ka arrestuar tre burra, që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Hetimi për rasin po vazhdojnë.

By admini