Në postën tonë elektronike ka ardhur një lajmërim nga Shoqata MALËSIA E MADHE NY.

Lajmërimin e kësaj shoqate mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Lajmërojme të gjithë anëtarët , donatoret dhe te gjithë të interesuarit se Shoqata MALËSIA E MADHE NY do të mbaj kuvendin zgjedhor , me 16 dhjetor , 2018 , duke filluar prej ore 2 pm në  restorantin e vllazërve Lucan në këtë adrese :
160 Marble Ave
Plleasantville,
NY 10570

Pjesëmarrja juaj është shumë me rëndesi mbasi me këtë rast do të zgjedhen anëtarët e ri të Këshillit Drejtues për mandatin dyvjecar . Shoqata ka nevojë për energji dhe ide të reja . Qëllimi dhe  misioni është të ruaj dhe kultivojme gjuhën dhe kulturën tone këtu në SHBA , por në të njëjtën kohe të ndihmojme vëndlindjen .

Malësia ka nevojë për ne , e ne këmi detyrim ndaj Malësisë. Të bashkuar do ta kemi më të lehte në ruajtje dhe kutivimin e vlera tona dhe ndihmat për Malësinë do të jenë më të mëdha.

Në kuvend do të raportojme për punën dhe kontributin e shoqatës.
Ju përshëndesim me shprese se do të shihemi në kuvend .
Me Rrespekt :
Kryesija e Shoqatës Malësia e Madhe NY

By admini