Pas një sëmundjej të shkurtër, në moshën 72 vjeçare në Ulqin vdiq mjeku i njohur Dr. Myrto Salaj.

Dr. Myrto Salaj ka lindur në vitin 1946 në Katërkollë.

Shkollën fillore e ka mbaruar në Katërkollë, shkollën e mesme të mjekësisë në Cetinë ndërsa Fakultetin   Mjekësisë në Sarajevë në vitin 1974.

Nga viti 1975 deri në vitin 1981 ka punuar si mjek i praktikës së përgjithshme në Katërkollë.

Në vitin 1984 ka specializuar për Mjekësinë e Punës në Beograd dhe nga ai vit punoi pandërprerë në Shtpepinë e Shendetit në Ulqin deri në pension.

Dr. Salaj  pas vetes la bashkëshorten dhe tri vajza.

Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e marte në ora 14.

By admini