Në Mal të Zi, gati në të gjitha rajonet ku jetojnë shqiptarët, emigrimi ka sjellë një rënie të numrit të tyre. Kjo dukuri është më e ndjeshme në zonën e Anës së Malit dhe Krajës, ku disa prej vendbanimeve janë zbrazur tërësisht. Nga ky ”fat” nuk ka shpërutar as edhe një zonë ku jetojnë shqiptarët, shkruan Ulqini Online.
Emigrimi i popullsisë shqiptare vzhdon në ritme shumë të larta. Në Evropën përëndimore është një trend i ri i emigrimieve ku shumë të rinj tanë me shkolla të larta të përfunduara vazhdojnë profesionin e tyre e më këtë edhe jetën në ato vende, sidomos në Gjermani.
Por, emigrimi më i lartë vazhdon të jetë për në SHBA. Vetëm gjatë muajit dhjetor disa familje të tëra nga Ana e Malit dhe Krajës do të marrin rrugën përtej oqeanit. Këto familja janë pajisur me Green card dhe gjatë muajit dhjetor ju duhet që të hynë në SHBA nëse duan të vazhdojnë jetën atje.
Pothuajse të gjitha këto familje gjatë muajit dhjetor do të nisen drejt SHBA në mënyrë që të ”mos i digjen letrat”.
Numri i shqiptarëve në SHBA vazhdon të rritet ndërsa në vendlindjet e tyre vazhdon e të bie. Për ilustrim, shqiptarët përbëjnë 5% të popullisisë në Saten Island në Nju Jork ku shumica janë nga Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit. Në një informacion të shpejt të marrë nga wikipedia mësohet se në këtë ishull jetojnë 479,458 banorë dhe nëse bëjmë një llogaritje matematikore rezulton se numri i numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend është 23973 veta.
Në qytetin e Ulqinit, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë jetojnë 19.921 banorë nga të cilët 14.076 apo 70,66% janë të deklaruar si shqiptarë.