Vizita e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi
Sot, më 30 tetor 2018, kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu me bashkëpunëtorët z. Ilir Çapunin dhe znj. Fatime Truma, priti ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Sh.E.T. Ridi Kurtezi me bashkëpunëtorët e vet, mësohet nga një kumtesë për opinion e Shërbimit për Media i Forcës së Re Demokratike.
Në këtë takim njohjeje u diskutua lidhur me avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, me theks të veçantë në ligjin zgjedhor. Gjatë takimit u theksua rëndësia e pakicave për bashkëpunim në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë si në fushën e kulturës, ekonomisë, arsimit ashtu edhe në të gjitha fushat për të arritur bashkëpunim sa më të mirë mes Qeverisë Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë.
Shërbimi i Medias i Forcës së Re Demokratike