Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike – Tiranë do të bëjnë përurimin e librave: Aleks Buda “Studime për Skënderbeun”, Konstantin Jireçek “Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë Mesjetare”, Pranvera Bogdani “Balshajt – Lufta e Principatës së Balshajve dhe sundimtarëve të tjerë shqiptarë kundër Venedikut në 20 vjetët e parë të shekullit XV” dhe Eduard Caka “Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431”.
Veprimtaria organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ditën e premte, më 26 tetor 2018, ora 19.00, në Galerinë e Qendrës për Kulturë – Ulqin.