Forca e Re Demokratike shpreh indinjatën e thellë me ngjarjet që po bëhen në Rumi, në Komunën e Tivarit. Forca e Re Demokratike vlerëson që ndërtimet që po ndodhin atje, jo vetëm që shkatërrojnë themelet e bashkëjetesës në Tivar, por luhasin themelet e shtetit ligjor dhe besimit në institucionet e shtetit të Malit të Zi dhe vetëqeverisjes lokale në Tivar, mësohet nga Shërbimi i Medias i Forcës së Re Demokratike.

 

Deputeti i Koalicionit „Shqiptarët e Vendosur” dhe njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi z. Genci Nimanbegu, ka reaguar në kohë kur organet kompetenkte mundeshin të reagojnë, pa filluar punimet — gjatë grumbullimit të materialit ndërtimor. Me këtë rast, Forca e Re Demokratike edhe një herë fton institucionet shtetërore që të rivendosin rregullin e ligjit dhe kthejnë besimin në institucionet e shtetit dhe ata të vetëqeverisjes lokale në Tivar.

 

 

 

 

By admini